“Unaza e re”, 22 protesta; 135 të shoqëruar që nga fillimi i muajit

Shqipëria

“Unaza e re”, 22 protesta; 135 të shoqëruar që nga fillimi i muajit

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 07:48
Pamje nga protesta

Policia deklaroi zyrtarisht se deri me tani ka shoqëruar në total si pjesëmarrës në proteste 135 persona gjithsej, nga të cilët janë proceduar penalisht 129 prej tyre.

12 janë arrestuar në flagrancë, por deri më tani vetëm një prej tyre është i ndalur, agresori i polices.

Në gjendje të lirë do të hetohen 113 persona, ndërsa tre janë të shpallur në kërkim. Mes të proceduarve për pjesëmarrje në këto protestave janë dhe një numër i madh i deputeteve te PD-se, si edhe kreu i saj Lulzim Basha.

Numri total i punonjësve të policisë që kanë marrë pjesë në tubime 2070. 1520 policisë kanë qenë të drejtorisë vendore të Tiranës, ndërsa FNSH-ja ka përfshirë në ruajtjen e protestave 550 efektivë.

Gjithsej janë regjistruar 22 protesta, një prej tyre para Parlamentit dhe një para Bashkisë së Tiranës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat