21 njerëzit e ndershëm të drejtësisë dhe 13 subjektet në provë, ky është bilanci i Vettingut

Shqipëria

21 njerëzit e ndershëm të drejtësisë dhe 13 subjektet në provë, ky është bilanci i Vettingut

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 08:21
21 njerëzit e ndershëm të drejtësisë dhe 13 subjektet në provë, ky është bilanci i Vettingut

Veprimi i ligjit të Vetingut konfirmon se jo të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët shqiptarë janë të korruptuar.

Komisionet e Vetingut kanë identifikuar deri më tani tre kategori në drejtësisë shqiptare: Prokurorët dhe gjyqtarët e ndershëm, të cilët do të shërbejnë në sistemin e drejtësisë, subjektet e korruptuara dhe të inkriminuara, që janë shkarkuar nga detyra si dhe një grup tjetër me gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët janë konfirmuar në detyrë nga Komisioni bazë i Vetingut, por Komisioneri Publik dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kërkon largimin e tyre nga drejtësia.

Fati i grupit të tretë prej 13 subjektesh, në të cilin bëjnë pjesë edhe kryetari i Gjykatë së Lartë Xhezair Zaganjori dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja do të vendoset nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Në grupin e subjekteve në provë bëjnë pjesë edhe gjyqtarët Artur Malaj, Gentian Medja, Nertina Kosova, Astrit Faqolli, Alma Brati, anëtari i Gjykatës së Lartë Edmond Islamaj si dhe prokurorët Gentian Osmani, Besnik Muçi, Antoneta Sevdari dhe Arben Dollapaj. Ndërkaq, organet e Vetingut kanë certifikuar deri më sot 21 gjyqtarë dhe prokurorë të ndershëm, për të cilët nuk ka asnjë ankesë në Kolegjin e Apelimit, çka do të thotë se ata do të jenë përfundimisht pjesë e drejtësisë së re.

Pjesë e kësaj liste janë 10 gra dhe 11 burra. Subjektet në fjalë kanë kaluar me sukses testin e ligjshmërisë së pasurive, pastërtisë së figurë dhe aftësive profesionale, ndërsa ONM dhe Komisioneri Publik nuk ka shprehur asnjë pretendim sa i takon vendimit për t’u dhënë besimin për të shërbyer në drejtësisë e re. Pjesë e kësaj liste janë gjyqtarët Brunilda Kadi, Brikena Ukperaj, Marçela Shehu, Manjola Xhaxho, Enton Dhimitri, Dritan Hallunaj, Medi Bici, Ardian Dvorani dhe Ilir Toska, Gjykata e Apelit Tiranë, si dhe prokurorët Bujar Sheshi, Arta Marku, Anila Leka, Fatjona Memçaj, Sokol Stojani, Kostaq Beluri, Vate Staka dhe Dritan Prençi.

Të shkarkuarit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të shkarkojë deri më sot nga detyra 29 prokurorë dhe gjyqtarë për mosjustifikim të pasurisë, lidhjet me krimin dhe për paaftësi profesionale. Të shkarkuarit kanë ankimuar vendimet e KPK në Kolegjin e Apelimit, duke kërkuar konfirmimin në detyrë. Kolegji i Apelimit deri më sot nuk ka rrëzuar asnjë vendim të KPK për shkarkim nga detyra të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndonëse shumica e vendimeve të KPK janë në proces shqyrtimi në Kolegj.
Kolegji i Apelimit ka vendosur të lërë në fuqi vendimet e KPK, duke shkarkuar përfundimisht nga detyra subjektet anëtaren e Gjykatës Kushtetuese Altina Xhoxhaj, anëtarin e Gjykatës së Lartë Tom Ndreca, anëtarin e Kushtetues Fatmir Hoxha, anëtarin e Kushtetueses Fatos Lulo, gjyqtarin Besim Tezhnjeva, prokurorin Luan Kaloçi dhe prokuroren Besa Nikëhasani.

Gjyqtarët dhe prokurorët e konfirmuar përfundimisht në detyrë
Brunilda Kadi, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë
Arta Marku, Prokurore e Përgjithshme e përkohshme
Arta Vorpsi, këshilltare ligjore pranë Gjykatës Kushtetuese
Miranda Nakaj, ndihmëse ligjore në Gjykatën Administrative të Apelit
Arnisa Këlliçi, kandidate për magjistrate
Brikena Ukperaj (Lubonja), gjyqtare në Gjykatën e Apelit Vlorë
Anila Leka, prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme
Marçela Shehu, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin
Manjola Xhaxho, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Fatjona Memçaj, prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë
Bujar Sheshi, prokuror në Prokurorinë e Apelit për Krime të Rënda Tiranë
Enton Dhimitri, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Gjirokastër.
Sokol Stojani, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme
Bujar Sheshi, prokuror pranë Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda
Dritan Hallunaj, gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda
Medi Bici, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë Tiranë
Ardian Dvorani, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë
Kostaq Beluri, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme
Vate Staka, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër
Dritan Prençi, prokuror në Prokurorinë e Tiranës
Ilir Toska, Gjykata e Apelit Tiranë
Gjyqtarët dhe Prokurorët në provë
Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës së Kushtetuese
Xhezair Zaganjori, kryetar i Gjykatës së Lartë
Artur Malaj, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Apelit të Tiranës
Gentian Medja, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë
Gentian Osmani, prokuror pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda
Edmond Islamaj, anëtar i Gjykatës së Lartë
Besnik Muçi, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda
Artur Malaj, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë
Nertina Kosova, gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda
Antoneta Sevdari, prokurore në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë
Astrit Faqolli, gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë
Alma Brati, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Arben Dollapaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër
Gjyqtarët dhe Prokurorët e shkarkuar
Bledar Abdullai, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i shkarkuar
Shkëlzen Selimi, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë Tiranë, shkarkuar
Elsion Sadiku, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, shkarkuar
Rovena Gashi, Prokurore pranë Prokurorisë së Përgjithshme, shkarkuar
Ervin Metalla, gjyqtar pranë Gjykatës Apelit Tiranë, shkarkuar
Admir Thanza, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë, shkarkuar
Tom Ndreca, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë, shkarkuar
Gani Dizdari, gjyqtar pranë Gjykatës Kushtetuese, i shkarkuar
Fatos Lulo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, shkarkuar
Fatmir Hoxha, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, shkarkuar
Besim Trezhnjeva, gjyqtar në Gjykatës e Apelit në Durrës, shkarkuar
Altina Xhoxhaj anëtare e Gjykatës Kushtetuese, shkarkuar
Besa Nikëhasani, prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Shkodër, shkarkuar
Artan Laze, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, shkarkuar
Luan Kaloçi, prokuror i Apelit Tiranë, shkarkuar
Gentian Trenova, prokuror i Apelit Tiranë, shkarkuar
Adriatik Cama, prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës, shkarkuar
Dritan Rreshka, prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës, shkarkuar
Artan Broci, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë Tiranë, shkarkuar
Arben Nela, Gjykata e Apelit Tiranë, shkarkuar
Artan Zeneli, anëtar i Gjykatës së Lartë
Shpëtim Kurti, prokuror në Prokurorinë e Tiranës
Alma Liçaj, kryetare e Gjykatës së Apelit Vlorë
Ramadan Troci, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Artor Ylli, ndihmës ligjor në Gjykatën Administrative
Entela Prifti, kryetare e Gjykatës së Apelit Civil Korçë
Sotiraq Lubonja, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Korçë
Ahmet Jangulli, gjyqtar në Gjykatën Administrative Shkodër
Bujar Hoti, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat