Mos harroni cadrat sot! Ja si do të jetë moti në Shqipëri

Shqipëria

Mos harroni cadrat sot! Ja si do të jetë moti në Shqipëri

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 08:23
Ilustrim

Pjesa e parë e ditës vijon me vranësira në të gjithë territorin duke gjeneruar shira të dobët në zonat veriore dhe zonat Qendrore.

Ndërsa pasditja dhe mbrëmja sjellin një tjetër sistem të dendur vranësirash, të cilat do të gjenerojnë shira me intensitet mesatar dhe të ulët në ultësirën perëndimore, por reshje dëborë do të këtë në zonat e larta malore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2 deri 21 °C.

Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat