Presidenti: S’ka amnisti për dhunuesit e familjes

Shqipëria

Presidenti: S’ka amnisti për dhunuesit e familjes

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 09:05
Ilir Meta

Në ditën ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave, Presidenti Ilir Meta thotë se është i palëkundur në qëndrimin e tij për të mos amnistuar asnjë të dënuar për vepra penale të dhunës në familje.

Në një reagim në rrjetet sociale, kreu i shtetit shprehet se “Dhuna fizike e verbale ndaj grave dhe vajzave është dobësi! Nuk është burrëri! Është një plagë e shenjë turpi për shoqërinë, një pengesë e madhe për zhvillimin gjithëpërfshirës, të barabartë dhe të qëndrueshëm”.

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave, Presidenti thotë se i bashkohet fushatës botërore “Ta ngjyrosim botën portokalli” duke i dhënë sot në mbrëmje këtë ngjyrë Institucionit të Presidencës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat