Gjendet i pajetë një shqiptar në burgun grek

Shqipëria

Gjendet i pajetë një shqiptar në burgun grek

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 13:26
Greqi

Gjendet i pajetë një i burgosur shqiptar 35 vjeç. Ai u gjet i vdekur në një qeli të burgut të Tirakallasë në mëngjes, raportojnë mediat greke.

Sipas trikalavoice.gr, personeli i burgjeve duke parë se i burgosuri nuk iu përgjigj thirrjes së tyre, shkuan në qeli për ta kontrolluar, por zbuluan se ai ishte pa shenja jete në shtrat.

Shkaqet e vdekjes janë duke hetuar nga Policia, raporton media greke, pa dhënë detaje për gjeneralitetet e viktimës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat