Mesazh Edi Ramës nga protestuesit: Unaza e Re është rruga e funeralit tënd politik!

Shqipëria

Mesazh Edi Ramës nga protestuesit: Unaza e Re është rruga e funeralit tënd politik!

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 13:50
Dorjan Protoduari

Një nga protestuesit e Unazës së re, pas vendimit të Gjykatës së Tiranë për mbajtjen në burg të shokut të tyre Dorjan Protoduari, i ka dërguar një mesazh kryeministrit Edi Rama në emër të të gjithë banorëve të Unazës:

Të gjitha ata djem që janë dënuar sot janë dënuar politikisht, me urdhër të Edi Ramës.

Mesazhi im është për Edi Ramën: Djemtë dhe vajzat e Shqipërisë nuk kanë vdekur!

Mos e fut Policinë e Shtetit në vëllavrasje me shqiptarët!

Unaza e Re është rruga e funeralit tënd politik! Mos e harro!

Shikoje opinionin si po reagon!

Të gjithë ne banorët e Unazës së Re dhe të gjithë Shqipërisë jemi për projekt zhvillimi! Urdhëro, na kompenso dhe le të bëhet projekti! Po ç’është ky represion mbi ne?! nuk do ta lirojmë o Edi Rama! Harroje, nuk shkel ti në Unazën e Re!"

Protestuesi iu drejtua me një thirrje, edhe intelektualëve në mbarë vendin dhe shpjegoi ku e mbështesin ata të drejtën e tyre për kompensim:

"I bëj thirrje të gjithë intelektualëve të Shqipërisë, - tha ai, - që t’i bëjnë presion opinionit publik, kryesisht qverisë, pushtetit autoritarist që po ndërton Edi Rama dhe që po tenton t’u mbyllë edhe fjalën e lirë, qytetarëve, që të mos e dërgojë Unazën e re dhe Shqipërinë në përplasje përsa i përket banesave të qytetarëve.

Ligjërisht ne na mbron Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut, vendimi i vitit 2004. Vendimi i Ondorlusë kundër Turqisë e ka të garantuar pronën, edhe kur e ke pa leje, edhe kur ke një tullë. Pse? Se në momentin që qeveria e ka lejuar një gjë, nuk e ka ndaluar, ti ke krijuar konceptin e qëndrueshmërisë dhe të vazhdueshmërisë. Ke ndërtuar konceptin social të banimit, komunikimit, shkollës. E gjithë Shqipëria ka bërë ndërtime të paligjshme nga ’90-a e ëktej. Në Tiranë janë 80% të ardhur. 50% e pallateve janë pa hipotekë. Por Kushtetuta dhe Konventa Europiane në thelbin e vet ta garanton pronën që në momentin që e ke ndërtuar."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat