Nis fushata 16 ditë kundër dhunës në familje

Shqipëria

Nis fushata 16 ditë kundër dhunës në familje

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 14:31
Nis fushata 16 ditë kundër dhunës në familje

Organizatat e OKB-së në Shqipëri në bashkëpunim dhe koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale çelin fushatën kombëtare të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje.

Më 21 nëntor u prezantua tema e fushatës “Orange the World: #HearMeToo” (Bëje botën portokalli: #MeDegjodheMua). Kjo është një thirrje për t’i dëgjuar dhe besuar të mbijetuarat, për t’i dhënë fund kulturës së të heshturit dhe për t’i vënë ato në qendër të reagimit. Fokusi duhet të zhvendoset nga vënia në pikëpyetje e besueshmërisë së viktimës, te vënia e abuzuesit përpara llogaridhënies.

Sipas të dhënave më të fundit, nga rastet e raportuara në Shqipëri 74% e të dëmtuarve nga dhuna në familje janë gra. Bazuar në të dhënat e nëntë viteve të fundit, një grua vritet mesatarisht çdo muaj në Shqipëri.

Po në këtë ditë Ministrja e Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale prezantoi Modelin e Qendrës së Menaxhimit të Krizës, për Rastet e Dhunës Seksuale, që do të ngrihet së shpejti si një investim i qeverisë me mbështetjen e Kombeve të Bashkuara.

Durrësi, Berati, Vlora dhe Roskoveci u ndriçuan sot në ngjyrën portokalli, simbol i fushatës 16-ditore që bën thirrje për t'i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave. Bashkitë e këtyre qyteteve u angazhuan të përçojnë mesazhin e tolerancës zero për dhunën ndaj grave dhe vajzave.

Në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale më 24 nëntor do te ndriçoje godinën në ngjyrë portokalli.

Agjencitë e Kombeve të Bashkuara kanë mbështetur komunitetin lokal dhe shoqërinë civile në organizimin e aktiviteteve për të vënë në qendër të vëmendjes epideminë e dhunës kundër grave dhe vajzave. Në Shqipëri më shumë se gjysma e grave shqiptare (59,4%) përjetojnë të paktën një formë dhune gjatë jetës së tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat