Presidenca ‘ngjyroset’ me portokalli, ja arsyeja

Shqipëria

Presidenca ‘ngjyroset’ me portokalli, ja arsyeja

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 17:40
Presidenca e Shqiperise

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave Institucioni i Presidencës i bashkohet fushatës botërore "Ta ngjyrosim botën portokalli" duke i dhënë sot këtij Institucionit këtë ngjyrë.

Kjo nismë e Presidencës vjen pasi përfaqësuesja e OKB-së në Shqipëri çeli fushatën kombëtare të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje.

Më 21 nëntor u prezantua tema e fushatës “Orange the World: #HearMeToo” (Bëje botën portokalli: #MeDegjodheMua). Kjo është një thirrje për t’i dëgjuar dhe besuar të mbijetuarat, për t’i dhënë fund kulturës së të heshturit dhe për t’i vënë ato në qendër të reagimit. Fokusi duhet të zhvendoset nga vënia në pikëpyetje e besueshmërisë së viktimës, te vënia e abuzuesit përpara llogaridhënies.

Sipas të dhënave më të fundit, nga rastet e raportuara në Shqipëri 74% e të dëmtuarve nga dhuna në familje janë gra. Bazuar në të dhënat e nëntë viteve të fundit, një grua vritet mesatarisht çdo muaj në Shqipëri.

Agjencitë e Kombeve të Bashkuara kanë mbështetur komunitetin lokal dhe shoqërinë civile në organizimin e aktiviteteve për të vënë në qendër të vëmendjes epideminë e dhunës kundër grave dhe vajzave. Në Shqipëri më shumë se gjysma e grave shqiptare (59,4%) përjetojnë të paktën një formë dhune gjatë jetës së tyre.

Vetëm gjatë 10 muajve të këtij viti, janë denoncuar 4182 raste dhune, nga të cilat janë bërë mbi 2500 kërkesë-padi. Një në 3 gra në Shqipëri raporton të jetë përballur të paktën 1 herë me dhunën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat