Basha, Ramës: Do të japësh llogari për dhunën ndaj protestuesve

Shqipëria

Basha, Ramës: Do të japësh llogari për dhunën ndaj protestuesve

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 18:01
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se do të përgjigjet para drejtësisë për atë se çfarë ju ka bërë të protestuesve të burgosur.

Sipas tij dy protestuesit që sot ndodhen në qeli nuk janë vetëm të burgosur polikë por ata janë të burgosur nga mafia.

‘Është hera e parë që në burg janë dy njerëz, i pari sepse është ngritur kundër kësaj vjedhjeje, dhe tjetri që bëri atë gjest në spital, sepse kishte në spital familjarët e dhunuar.

 Këta nuk janë të plagosur politikë, por të burgosur nga mafia. U bëj thirrje gjykatësve të shohin menjëherë dosjet e këtyre dy të burgosurve. I them Ramës se do të japë përgjegjësi deri në fund’, deklaroi Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat