Lulzim Basha procedohet penalisht pas protestës tek Unaza e Re

Shqipëria

Lulzim Basha procedohet penalisht pas protestës tek Unaza e Re

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 18:41
Lulzim Basha

Policia e Tiranës, ka dërguar për procedim penal, kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe disa deputetë të tjerë të opozitës, të cilët ishin pjesë e protestës së banorëve të Astirit në datën 23 tek Unaza e Re.

Gjithashtu për procedim penal janë edhe dy deputetët e PD-së, Ervin Salianjo dhe Klevis Balliu.

Njoftimi i Policisë:

“Më datë 23.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit L. B., E. S., K. B., F. N., E. A., G. P., A. B., L. P., Sh. S., G. S., E. F., B. Gj., M. F., L. K., B. Gj., vjeç 44, 30, 29, 46, 45, 55, 44, 51, 45, 49, 36, 51, 61, 51 e 32, banues në Tiranë për veprat penale të parashikuar nga nenet 262, 274 e 293 të Kodit Penal.”- thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat