Shtëpia e plagosësit të polices. Banesa është me hipotekë

Shqipëria

Shtëpia e plagosësit të polices. Banesa është me hipotekë

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 19:55

Kjo është shtëpia e 18-vjeçarit Daniel Dobraj, i cili akuzohet si personi që hodhi lëndë plasëse në drejtim të efektivëve të policisë, ku mbeti e dëmtuar rëndë efektivja Ina Muka.

Danjel Dobraj pritet të dalë para gjykatës ditën e hënë. Ai u arrestua në protestën e banorëve të Astirit, që u zhvillua ditën e enjte para Parlamentit.

Familja Drobaj gjithashtu siguron edhe një titull pronësie, siç është ajo e hipotekës.

Sipas ARRSH-së, ai do të dëmshpërblehet për ndërtesën, por familja nuk ka besim. Projekti i Unazës së Re prek edhe këtë shtëpi, kjo shihet nga shenjat që janë vendosur mbi mure. Viktorit dhe Linditës, prindërve të Daniel Dobrajt, tani u intereson vetëm fati i djalit të tyre. Ata thonë se 18-vjeçari është dhunuar në qelitë e burgut.

Ndërkohë, këtë të dielë, para Gjykatës së Tiranës 11 protestuesit që u arrestuan nga policia ditën e enjte u njohën me masën e sigurisë. Gjykata vendosi të caktojë detyrim paraqitjeje për 10 protesues. Në arrest me burg u la vetëm Dorjan Protoduari. Nëna e tij thotë që i biri nuk ka bërë gjë. Dhe se mbi trupin e saj ka shenja dhune nga policia, të cilat edhe i tregoi.

Në protestë u arrestua edhe Flamur Goleci. Ai mori pjesë në protestë, edhe pse nuk banon në Unazën e Re, por në Paskuqan.

Të hënën, pranë banesave që kanë hipotekë do të shkojnë grupet e vlerësimit për masën e kompensimit, ndërkohë që pranë Bashkisë së Tiranës kanë shkuar familjet e para që duan të marrin bonusin e qirasë për shtëpitë pa leje që do të shkatërrohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat