‘1 cm rrugë kushton 2 mijë euro’, Rama ironi me aritmetikën e Bashës…

Shqipëria

‘1 cm rrugë kushton 2 mijë euro’, Rama ironi me aritmetikën e Bashës…

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 20:14
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, ka ironizuar kreun e PD, Lulzim Basha, pasi ky i fundit nga Unaza e re tha se, kostoja e 1 centimetri rruge tek kjo zonë është 2 mijë euro.

Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se  sipas aritmetikës së Bashës, kostoja e unazës shkon 400 milion euro.

POSTIMI I PLOTË:

“7X7=42 është lule para kësaj të fundit të Lulit: 1 cm rruge tek Unaza e Re kushton 2000 €. Rruga bën 40 mln € thotë po ai, po sipas aritmetikës së tij i bie që 2km bejne 400 mln £.  Dhe 400 mln shumëzuar me gjerësinë sipas tij 30 m janë baraz 12 miliardë €. Eh Artist Artist”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat