Vasili për propozimin e Bodes: Rama një gënjeshtar i paturp, të padit dhe pastaj të gradon

Shqipëria

Vasili për propozimin e Bodes: Rama një gënjeshtar i paturp, të padit dhe pastaj të gradon

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 00:28
Vasili dhe Rama

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar pas deklaratës së Ramës lidhur me propozimin nga ana e tij të Ridvan Bodes për anëtar në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Teksa Rama iu referua si profesionist, Vasili i kujton Kryeministrit se Bode është po ai që Rama e ka paditur në prokurori për kredinë e rrugës Durrës-Kukës, për privatizimin e OSSH-së, por dhe po ai ish-Ministër i Berishës që ai e akuzonte për Lotarinë Kombëtare, greminën ekonomike dhe borxhin 700 mln euro.

Por për Vasilin nuk bën çudi, që ky Kryeministër i paturp dhe i korruptuar sipas tij, në fillim i padit njerëzit dhe më pas i gradon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat