PD, sot fakte të reja për aferën korruptive të Ramës tek Unaza e Re, Basha: një megavjedhje

Shqipëria

PD, sot fakte të reja për aferën korruptive të Ramës tek Unaza e Re, Basha: një megavjedhje

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 07:46
Lulzim Basha

“Me faktet që kanë ardhur në vëmëndjen tonë, një pjesë prej të cilave do t’i bëjmë publike të hënën,, është e qartë se ky projekt korruptiv nuk mund të vazhdojë asnjë centimetër.”

Këtë paralajmëroi kryetari i opozitës Lulzim Basha mbrëmjene së dielës nga Unaza e Re,atje ku ai iu bashkua me deputetët e opozitës, protestës së banorëve.

“Asnjë centimetër!- garantoi Basha.- Edi Rama duhet të tërhiqet urgjentisht nga ky projekt megavjedhje dhe të japë përgjegjësi deri në një për dëmin material, moral dhe shpirtëror që u ka shkaktuar këtyre mijëra familjeve prej më shumë se tre javë.

Prokuroria, po jua them edhe njëherë: nuk ekziston, nuk ka prokurori, se po të kishte prokurori ky djalë këtu që u rrah, ata që e kishin rrahur duhet të kishin frikë nga prokurorët.

Po të kishte prokurori do të kishte nisur hetimi: Çfarë është ky projekt? Si është tenderuar? Si është e mundur që u kap vlera 20 milionë euro, kur në anën tjetër vlera për kilometër për të njëjtin projekt, ndërtuar nga e njëjta kompani Salillari, është 8.5 milionë euro? Me të njëjtat parametra! Si ka mundësi? Atje nuk ekzistonte rruga, atje duhej të shembeshin disa objekte. Nuk kishte shtrat rruge, ndërsa këtu ekziston.'

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat