Tension në unazen e re, banorët përzënë grupet e vlerësimit të ARRSH

Shqipëria

Tension në unazen e re, banorët përzënë grupet e vlerësimit të ARRSH

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 10:41
Protesta

Tension sërish tek Unaza e re aty ku qysh prej 23 ditësh banorët protestojnë për të kundërshtuar një projket qeveritar që shemb shtëpitë dhe  bizneset e tyre,

Siç mësohet dy grupe vlerësimi nga ARRSH kanë mbërritur në Unazën e Re. Grupet e vlerësimit janë të shoqëruar me polici për shkak të situatës të tensionuar.

Por me të parë këto grupe, banorët kanë filluar të mblidhen. Ata thonë se nuk do të lejojnë asnjë lloj punimi pa u zgjidhur problemi i tyre dhe prezencën e grupeve të vlerësimit e kanë konsideruar prvokim.

Ata kanë patur dhe debat me dy grupet e vlerësimit, duke përzënë njërin prej, shkruan fax news. “Ikën, u larguan ata, mbroj shtëpinë, ta harrojë se mund ta prishë shtëpinë”, tha njëri nga banorët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat