Edi Rama: Xhamadani vija-vija, është Kosova është Shqipëria

Shqipëria

Edi Rama: Xhamadani vija-vija, është Kosova është Shqipëria

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 14:29
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama rrëmbeu gjithë vëmendjen rreth tij me deklaratat e fundit duke iu referuar qasjes së Serbisë ndaj proceseve me Kosovën.

Në mbledhjen e sotme të pestë në Pejë, mes Qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë, ai u shpreh i revoltuar ndaj kërkesave politike serbe karshi europianëve në adresë të zyrtarëve kosovarë, duke goditur madje me shprehjet ”What the fuck?!”, fjalë të cilat i dha në kohën kur po zhvillohej mbledhja e qeverive shqiptare, 

Përveç kësaj deklarate ai deklaroi se janë gomarë ata të cilët e quajnë tradhtar, presidentin e vendit Hashim Thaçin, ndërsa përfundimisht ai ka zgjedhur që edhe përmes facebook të ndaj disa vargje të dashura për shqiptarët.

”Xhamadani vija vija, është Kosova është Shqipëria”, shkruan kryeministri shqiptar mes tjerash në njërën ndër postet e tij të cilin e ka shoqëruar me një fotografi ku shihet bashkë me një burrë të veshur me kostum kombëtar, 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat