Kuvendi nuk ka ende asnjë kandidaturë zyrtare për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë.
Kreu i Komisionit të Ekonomisë Erjon Brace thotë se emrat e përmendur ditët e fundit janë spekulime dhe se kuvendi nuk ka nisur ende procedurën për të bërë tre propozimet përkatëse.
Në bazë të ligjit, 28 deputet duhet të sugjerojnë tre emrat dhe më pas kandidaturat i propozohen kuvendit për miratim. Brace i bën thirrje deputetëve të mazhorances që të tregohen të përgjegjshëm dhe të mos vonojnë më propozimin e kandidaturave.
E ndërsa opozita nuk ka bërë asnjë propozim për emrat në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës Qendrore, Brace refuzoi të komentonte kandidaturën e Ritvan Bodes.
Dy të ditë më parë, qeveria zyrtarizoi tre emrat për anëtar të këshillit, mes të cilëve ish ministri Ridvan Bode, Suela Popa si dhe Edlira Rucin. Ndërkohë që emrat që qarkulluan si propozime të kuvendit janë Arben Malaj, dekani i fakultetit juridik Artan Hoxha, si dhe deputeti demokrat Florion Mima.