Meta takim lamtumire me ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës

Shqipëria

Meta takim lamtumire me ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 16:28
Ilir Meta dhe Jiang Yu

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim lamtumire Ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës, zonjën Jiang Yu, në mbyllje të misionit të saj diplomatik në Shqipëri.

Në takim, Presidenti Meta vlerësoi kontributin e spikatur të Ambasadores Yu, për forcimin e gjithanshëm të bashkëpunimit dypalësh mes Shqipërisë dhe Kinës, në traditën më të mirë të tyre, gjatë mandatit të saj.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta vlerësoi angazhimin e Ambasadores Jiang Yu për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik dhe atë kulturor dypalësh. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat