“Tre viza kokaine” – Sali Berisha publikon videon e Edi Ramës “duke tërhequr hundët”

Shqipëria

“Tre viza kokaine” – Sali Berisha publikon videon e Edi Ramës “duke tërhequr hundët”

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 19:37
Sali Berisha dhe Edi Rama

Përveç se në politikë, Rama e Berisha e sulmojnë njëri-tjetrin edhe nëpërmjet videove apo fotomontazheve që i publikojnë në rrjetet sociale.

Video e fundit vjen nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka zgjedhur një moment kur Edi Rama është në një takim për anëtarësimet e reja në Partinë Socialiste.

Në video kreu aktual i qeverisë shihet duke tërhequr hundët. E Berisha pretendon se Rama ka përdorur kokainë.

“Tre viza kokaine, ja si e kanë bërë drogmenin,” shkruan Berisha, në një postim në rrjetin social Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat