Edhe minatoret në protestë para Kryeministrisë, po na mashtrojnë do qëndrojmë këtu....

Shqipëria

Edhe minatoret në protestë para Kryeministrisë, po na mashtrojnë do qëndrojmë këtu....

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 09:28
minatoret në protestë para Kryeministrisë

Një grup minatorësh kanë dalë sot në protestë para kryeministrisë dhe i kërkuar kryeministrit Rama që të mbajë fjalën e dhënë për statusin e minatorit.

Ata thonë se askush nga kryeministria nuk tregoi interes për ti takuar dhe sqaruar, por theksuan se pa zgjidhjen e këtij problemi nuk do të ndalojnë protestën dhe edo të ngujohen para kryeministrisë.

Fajtore për këtë situatë ato bëjnë Ministrinë e Financave që sipas tyre ka miratuar një projektligj që nuk ka lidhje me ‘statusin e minatorit’.

“Fatkeqësisht asnjë nuk ka hapur asnjë rrugë për takim. Dje jemi detyruar t’i nisim në shtëpi moshat më të vjetra. Ne kemi qenë këtu gjithë natën në shi.

Kemi një kërkesë dhe kërkesa jonë ka shumë kohë që flitet edhe televizioni i juaj na ka intervistuar.

 Tani do të fillojnë të vijnë minatorë të tjerë, përfaqësues të tjerë dhe do të qëndrojmë deri në zgjidhje të problemit. E kam njoftuar kryeministrin që në datë 16 i kam thënë se do të rri në shi borë këtu, tha njëri prej minatorëve për ‘Fax News..

E mbani fjalën kryeministër? I keni premtuar popullit minator statusin e minatorit. Fatkeqësisht Ministria e Financave ka nxjerrë një projekligj turpi. Ne kemi miratuar një status që është për minatorin, jo këtë që ka nxjerrë ministria e Financave që na fut me naftëtarët. Pa para nuk ka status, qëndron problemi se ata nuk janë të gatshëm që të na japin statusin e minatorit”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat