Gjosha: Deklaratat e Ramës për bashkim me Kosovën, një alarm

Shqipëria

Gjosha: Deklaratat e Ramës për bashkim me Kosovën, një alarm

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 11:37
Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha

Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka reaguar pa fjalimit të kreut të qeverisë Edi Rama në Pejë.

"Deklaratat e Kryeministrit për bashkimin me Kosovën janë një alarm i madh për dy shtete të pavarura, për të cilat perspektiva e vetme në të ardhmen është ajo europiane, - u shpreh Gjosha. - Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete që me meritë duhet të ecin përkrah njëra tjetrës drejt BE, duke bashkëpunuar mbi të gjitha ekonomikisht që t’i bëjmë ballë sfidës së një konkurence të madhe tregu.

Janë deklarata të tilla nacionaliste dhe të papërgjegjshme që trazojnë gjithmonë marrëdhëniet e brishta të rajonit tonë. Janë pikërisht këto deklarata që nuk ndihmojnë vazhdimësinë e një dialogu konstruktiv mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe e vendosin Shqipërinë në një pozicion të vështirë me fqinjët, ku politika ‘Zero Probleme me Fqinjët’ e ka humbur tashmë kuptimin!

Këto qëndrime nuk mund të pranohen si shfajësim për braktisjen e qeverisjes së vendit, as për mos përmbushjen e kushteve që Shqipëria të celë negociatat. Këto janë qëndrime të një shtetari të frikësuar që përdor kërcënimin ndaj BE-së në vend të rezultateve konkrete'.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat