Nuk është Elvana, biznesmeni zbulon shkakun e sherrit në Bllok

Shqipëria

Nuk është Elvana, biznesmeni zbulon shkakun e sherrit në Bllok

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 14:22
Elvana Gjata

Boshnjaku ka rrëfyer me detaje se si ndodhi ngjarja ndërkohë që ai ishte i pranishëm në lokal.

“Pasi janë ulur njëri prej personave (sic më rezulon mua personi që u vra) iu është drejtuar shtetasit Mevjol Bilo duke i thënë “o pi… motre pse shikon”, ndërsa Mevjol Bilo nuk ka folur fare.

Ndërkohë ky personi me pistoletë në dorë është drejtuar tek Mevjol Bilo duke i vënë pistoletën në kokë dhe me dorën tjetër e godiste me grushta në kokë dhe në fytyrë”- ka rrëfyer biznesmeni duke treguar se si ndodhi tragjedia në lokalin e mbushur plot me klientë.

Gjykata e Tiranës ka vendosur ndaj Boshnjakut masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Dëshmia e plotë në polici:

Mbrëmjen e 4 tetorit më telefonoi Redi Popesku për një gotë verë në lokalin e tij. Shkova me motor te lokali i Popeskut. Pasi kam mbërritur tek lokali kam takuar Redi Popeskun, Ervin Matën, Mevjol Bilon, Tan Allushin, Geldon dhe një person që sapo po dilte dhe quhte Ardi Baku.

Pasi kam hyrë në ambientet e brendshme të lokalit jam përshëndetur me të gjithë dhe kemi nisur të pimë nga një gotë verë. Unë jam ulur tek tavolina e dytë në fillim në anën e majtë, përballë kam pasur shtetasin Mervjol Bilo.

Teksa po bënim muhabet mes miqsh në këtë moment kanë ardhur 3-4 persona të cilët i shoqëronte Redi Popesku dhe ndërkohë është ngritur Ervin Mata dhe i ka takuar normalisht dhe janë ulur në ambientet e banakut.

Pasi janë ulur njëri prej personave (sic më rezulon mua personi që u vra) iu është drejtuar shtetasit Mevjol Bilo duke i thënë “o pi… motre pse shikon”, ndërsa Mevjol Bilo nuk ka folur fare.

Ndërkohë ky personi me pistoletë në dorë është drejtuar tek Mevjol Bilo duke i vënë pistoletën në kokë dhe me dorën tjetër e godiste me grushta në kokë dhe në fytyrë. Ne të gjithë që ishim prezent nuk arritëm të lëviznim pasi personi ishte me armë në dorë dhe thërriste që të mos lëviznim.

Në këtë kohë Evin Mata ka thirrur “Mos çfarë po bën”, por personat filluan të godisnin më pas me grushte edhe Ervin Matën. Në goditje e sipër kam parë të rrezohet në tokë shtetasi Mevjol Bilo.

Nuk arrita ta dalloj nga erdhi e shtëna me armë. Në këtë kohë jam larguar me vrap drejt derës për t’u larguar. Nuk e di më pas si vazhdoi konflikti në lokal. Kam marrë motorin dhe jam larguar në banesën time. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat