Lezhë, 16 ditë aktivizim kundër dhunës me bazë gjinore

Shqipëria

Lezhë, 16 ditë aktivizim kundër dhunës me bazë gjinore

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 16:47
Lezhë

Në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore, Bashkia Lezhë së bashku me aktorë lokal nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit mbi “Mekanizmin e bashkërendimit të punës për referimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje ku janë 13 aktorë të angazhuar forcon bashkëpunimin ndërinstitucional, në drejtim të parandalimit dhe menaxhimit të rasteve të dhunës në familje.

Në këtë marrëveshje janë angazhuar Bashkia Lezhë, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë,Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë, Zyra Përmbarimore Lezhë, Instituti i Mjekësisë Ligjore, Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë Lezhë, Spitali Rajonal Lezhë, Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror Lezhë, Drejtoria Arsimore Rajonale Lezh?, Drejtoria Rajonale e Shërbimit Kombëtar të Punësimit Lezhë, Fondacioni Mary Ward Loreto, Strehëza për Gra dhe Vajza Tiranë. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat