Takimi në Bruksel, Klajda Gjosha: Ja shqetësimet që diskutuam

Shqipëria

Takimi në Bruksel, Klajda Gjosha: Ja shqetësimet që diskutuam

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 16:49
Klajda Gjosha

Deputetja e LSI-së dhe ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha e pranishme në Bruksel në tryezën e rrumbullakët të nivelit të lartë të Ballkanit Perëndimor, ka treguar se për çfarë është biseduar.

Me në reagim në faqen e saj në Facebook, Gjosha tregon se ka ngritur disa çështje gjatë diskutimeve.

Reagimi i plotë i Klajda Gjoshës:

Sot në Parlamentin Europian, në një tryezë të rrumbullakët të nivelit të lartë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

Në fjalën time ngrita disa çështje kryesore që kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut si dhe largimin masiv të trurit nga Shqipëria.

1. Reforma në drejtësi është një produkt i të gjitha forcave politike, ku LSI ka luajtur një rol kyç. Pavarësisht ecurisë së reformës është e rëndësishme të analizojmë momentin ku ne ndodhemi sot me sistemin e drejtësisë. Shqipëria është pa një Gjykatë Kushtetuese dhe pa një Gjykatë të Lartë. Ajo që quhet check and balance dhe që ka një rëndësi të madhe në demokraci, te ne është jo funksionale. Sistemi është në kolaps dhe rreziku që vjen nga kjo është tepër i madh.

2. E drejta e pronës është një nga plagët më të mëdha të qytetarëve shqiptar. Rasti i Unazës së re në Tiranë është vetëm fillimi i asaj çka do të shohim në gjithë Shqipërinë. Kjo nuk është çështje që zgjidhet me arrogancë por që kërkon një vëmendje edhe më të madhe edhe nga vetë Komisioni Europian.

3. Për fat të keq politika në Shqipëri nuk ka qënë kurrë kaq e pashpresë dhe e polarizuar sa është sot. Keq qeverisja ka sjellë largimin në masë të shtresës së mesme dhe rinisë, e cila po kthehet në një plagë të shoqërisë. Klima bashkëpunuese dhe fokusi te ekonomia janë të vetmet shtylla që mund ta frenojnë këtë fenomen.

Shqipëria ka nevojë urgjente për fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Ky është i vetmi proces që mund të kuadratojë qeverisjen brenda kornizës së rregullave dhe standardeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat