Komisioni Ekonomisë, shqyrton dekretin e Presidentit për kreun e KLSH-së

Shqipëria

Komisioni Ekonomisë, shqyrton dekretin e Presidentit për kreun e KLSH-së

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 17:19
Vitore Tusha

Në komisionin e Kuvendit për Ekonominë, u prezantua sot Vitore Tusha, kandidatja e përzgjedhur nga Presidenti i Shqipërisë për pozicionin e kryetares së Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH).

Gjatë fjalës së saj Tusha tha se “bashkëpunimi me Prokurorinë dhe institucionet e tjera të drejtësisë do të jetë prioritet. KLSH do të përmirësojë metodat audituese. Ndërsa komunikimi me Kuvendin është i një rëndësie të veçantë”, – tha ajo.

Kryetari i Komisionit, Erion Braçe, tha pas fjalës së kandidates Tusha, se ky Komision do të hartojë një raport të cilin më pas do ta depozitojë në Kuvend.

Tusha është kandiduar në këtë post pas përfundimit të mandatit aktual të kreut të KLSH-së, Bujar Leskaj. Mandati i kreut të KLSH-së është 7-vjeçar. Përzgjedhja e kreut të KLSH-së bëhet me anë të një procedure, ku garën e hap Presidenca, ndërkohë që emri zgjidhet nga Kuvendi me votë. Emri i Vitore Tushës u propozua nga Presidenti Meta. Gjyqtarja Vitore Tusha është pjesë e Gjykatës Kushtetuese dhe kaloi edhe me sukses edhe procesin e Vetting-ut. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat