"Deklaratat e Ramës për bashkim me Kosovën, alarmante"

Shqipëria

"Deklaratat e Ramës për bashkim me Kosovën, alarmante"

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 18:26
Klajda Gjosha

Ish-ministrja e Integrimit dhe Europës, Klajda Gjosha, i cilëson si alarmante deklaratat e kryeministrit Rama në Kosovë.

Sipas saj deklaratat e Ramës janë një alarm i madh për dy shtete të pavarura, për të cilat perspektiva e vetme në të ardhmen është ajo europiane.

Gjosha shprehet se Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete që me meritë duhet të ecin përkrah njëra tjetrës drejt BE, duke bashkëpunuar mbi të gjitha ekonomikisht që t’i bëjmë ballë sfidës së një konkurrencë të madhe tregu.

“Janë pikërisht këto deklarata që nuk ndihmojnë vazhdimësinë e një dialogu konstruktiv mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe e vendosin Shqipërinë në një pozicion të vështirë me fqinjët, ku politika ‘Zero Probleme me Fqinjët’ e ka humbur tashmë kuptimin! 

Këto qëndrime nuk mund të pranohen si shfajësim për braktisjen e qeverisjes së vendit, as për mos përmbushjen e kushteve që Shqipëria të çelë negociatat. Këto janë qëndrime të një shtetari të frikësuar që përdor kërcënimin ndaj BE-së në vend të rezultateve konkrete”, shkruan Gjosha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat