Fillojnë festat për Skënderbeun në Krujë dhe Dibër - Bota Sot
Fillojnë festat për Skënderbeun në Krujë dhe Dibër

Shqipëria

Fillojnë festat për Skënderbeun në Krujë dhe Dibër

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 20:29
Dibër

575 vjet kanë kaluar nga koha kur Gjergj Kastriot Skënderbeu la Turqinë dhe u bë prijës i Krujës. Pikërisht për të kujtuar këtë histori të Dibrës, vendlindjen e heroit kombëtar u organizua një veprimtari festive.

Banorë dhe të ardhur për këtë aktivitet nga qytete të ndryshme të vendit vizituan Muzeun, ku paraqitet një pjesë e veprës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Sëknderbeu.

“Jemi sot këtu në një ditë të shënuar për historinë tonë kombëtare, për historinë e Dibrës. Jemi për të kujtuar ditën vendimtare në jetën e Gjergj Kastriot Skënderbeut, vendimin historik të tij për tu ndarë përfundimisht me Perandorinë Osmane për tu kthyer ballë për ballë shpatën për të luftuar këtë pushtues barbar në vendin tonë”.

Ndërsa në qytetin e Peshkopisë, në Pallatin e Kulturës “Haki Stërmilli”, u zhvillua një sesion shkencor kushtuar jetës dhe veprës së lavdishme të Skënderbeut, ku u mbajten disa kumtesa nga profesorë dhe biografë të Skënderbeut.

“Skënderbeu ka qenë një strateg i madh ushtarak. Skënderbeu është vlerësuar nga shumë gjeneralë europianë perëndimorë dhe është vlerësuar ‘Kalorës i krishtërimit’ nga Papa. Të gjitha këto e ka rritur figurën e Skënderbeut.”

Ky event u shoqërua me këngë dhe valle nga të rinjtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera