Kuvendi hap dyert për qytetarët me rastin e festive të Nëntorit

Shqipëria

Kuvendi hap dyert për qytetarët me rastin e festive të Nëntorit

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 21:12

Me rastin e festave kombëtare të nëntorit, Kuvendi i Shqipërisë njofton se do të vijojë traditën e organizimit të “Dyerve të Hapura” më datat 28 dhe 29 nëntor 2018.

“Salla e Seancave plenare, më datë 28 nëntor 2017, në orarin 10:00 – 15:00 dhe më datë 29 nëntor 2017, në orarin 17:00-19:00, do të qëndrojë e hapur në pritje të vizitorëve vendas dhe të huaj” njofton Kuvendi.

Këtë vit Kuvendi i Shqipërisë organizon për herë të parë edhe një veprimtari sensibilizuese për qytetarët, me tematikë mbrojtjen e mjedisit. “Për vizitorët e Dyerve të Hapura do të shpërndahen falas  çanta, t-shirt-e dhe stilolapsa me thirrje ndërgjegjësuese” vijon njoftimi.

Përgjatë dy ditëve, dyert e sallës së seancës plenare do të jenë të hapura për qytetarët, të cilët mund të vizitojnë nga afër ambientet ku zhvillohen punimet e Kuvendit në seancë plenare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat