"Shtëpitë nuk prishen edhe sikur Enver Hoxha të ringjallet"-Basha i publikon videon Ramës

Shqipëria

"Shtëpitë nuk prishen edhe sikur Enver Hoxha të ringjallet"-Basha i publikon videon Ramës

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 21:31
Lulzim Basha dhe Edi Rama

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha publikoi një tjetër video të kryeministrit Rama për premtimet e pa mbajtura të tij.

Basha: Edi Rama erdhi në pushtet me votat që vodhi me krimin dhe votat që ju mori njerëzve të ndershëm duke i mashtruar për zgjidhjen e problemeve të tyre jetike. 

Sa u ul në karrigen e pushtetit u ktheu shpinën dhe i tradhtoi qytetarët. 

Filloi të vjedhë si i pangopur Shqipërinë dhe shqiptarët për të mbushur xhepat e tij. 

Ata që ngrenë zërin kundër vjedhjeve të tij i shan, i dhunon dhe i burgos. Për karrige dhe pushtet ai nuk pyet për asgjë. 

Ai ndalet vetëm duke e larguar nga pushteti, për t’ja kthyer Shqipërinë shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat