Rama mori Boden, Berisha: Për inat të vjehrrës, fle me mullixhiun

Shqipëria

Rama mori Boden, Berisha: Për inat të vjehrrës, fle me mullixhiun

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 06:58
Sali Berisha dhe Florion Mima

Ka ardhur edhe reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha

I pyetur për kandidaturën e Florion Mimës edhe ky një ish zyrtar i lartë i PD-së, Berisha e cilësoi si mendje brilante.

Pjesë nga intervista:

-Janë një pjesë ish-zyrtarësh të lartë të PD, potenciale të saj që shkojnë në zyra private si Banka e Shqipërisë dhe institucione të tjerë, si Florion Mima, Ridvan Bode, Majlinda Bregu…

Berisha: Florion Mima është një mendje brilante në Shqipëri dhe është e vështire të gjesh një tjetër si ai. Ridvan Bode ka bërë zgjedhjen e tij është larguar nga politika. Kështu e shikojë unë vendimin e tij.

-Do ta votojë PD?

Berisha: Nuk ka marrë pjesë dhe nuk është konsultuar fare. Këtu ka një problem nga ana morale, pasi këto janë kandidatura të qeverisë.

-Këtu është paradoksi, që nuk i merr PD, por i shfrytëzon qeveria…

Berisha: Nuk mund të themi se për inat të sime vjehrre do shkojë të fle më mullixhiun. Nuk mund të themi këtë pasi ia ka marrë një vendim është larguar nga politika. Rama tha se me një SMS ka rënë dakord ,në rregull nuk mund të them gjë.

, ku ky i fundit foli për herë të parë për kandidaturën e Ritvan Bodes për  anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, pozicion i ofruar nga qeveria.

Berisha gjatë një interviste me gazetarin Lutfi Dervishi tha që Bode tashmë e ka bërë zgjedhjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat