Kamerat zbulojnë se si ka ikur Gruevski?!

Maqedonia

Kamerat zbulojnë se si ka ikur Gruevski?!

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 09:00
Nikolla Gruevski

Prokurorja e parë i Prokurorisë së Krimit të Lartë dhe Korrupsionit, Vilma Ruskovska, tha se disa nga evidencat e ikjes së Nikolla Gruevskit janë siguruar.

“Ne kemi një pjesë të provave të ikjes së Gruevskit, ne presim që një pjesë të grumbullohen. Me 100 për qind besim nuk kemi vendosur nëse ai e ka kaluar ligjërisht kufirin e Maqedonisë. Kemi kërkuar regjistrime nga vendkalimet kufitare. Tani janë siguruar xhirimet nga kamerat në rrugë (Safe City System) dhe është një material shumë i gjerë që duhet të analizohet”, tha Ruskovska.

Nga burime konfidenciale Alsat mëson se Gruevski arratisjen e ka realizuar në disa faza. Plani i arratisjes nisi në orët e darkës, kur gjoja me makinën e tij ka dalë për një xhiro nëpër kryeqytet. Pak minuta më vonë, Gruevski fillon të zbatoj planin e arratisjes. Mendohet se nga garazhi i bllokut ku banon ka dal me veturën personale.

Nga dalja e garazhit, mendohet se një veturë e tipit “Fiat” me ngjyrë të bardhë e ka përcjell deri tek rreth rrotullimi në një lagje, jo larg nga qendra e Shkupit. Nga aty, kamerat e sigurisë “Safe City” dëshmojnë se makina e tipit “Fiat Punto” me ngjyrë të gjelbër është kthyer për në garazh, por jo edhe ish kryeministri. Mendohet që në start nuk ka hipur në makinën e tij personale, por direkt në makinën e bardhtë të shërbimit hungarez, derisa makinën e tij personale ta ketë përdorur një bashkëpunëtor nga ambasada hungareze dhe më pas ta ketë kthyer në garazh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat