“Llom e më llom” për Romën, trajneri jep lajmin e “zi” për derbin me Interin

Futboll

“Llom e më llom” për Romën, trajneri jep lajmin e “zi” për derbin me Interin

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 09:17
Di Francescos

Roma nuk po arrin të dal nga “koma”. Skuadra e Di Francescos po përballet me krizë rezultatesh, por edhe me krizë lëndimesh.

Pas humbjes së radhës nga Real Madridi, trajneri Di Francesco ka ndezur alarmin e krizës para ndeshjes derbi me Interin.

Ai ka njoftuar se nuk do të ketë disa lojtarë të rëndësishëm për këtë ndeshje.

“Nuk do të mund të llogarisim në Dzekon, De Rossin, El Sharawyn e Pellegrinin” ka thënë Di Francesco.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat