Me pasaportë false në Kakavijë, lirohet “i forti” i Shkodrës

Shqipëria

Me pasaportë false në Kakavijë, lirohet “i forti” i Shkodrës

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 10:26
Foto

I “forti” i Shkodrës, Lulzim Kulla, ndaj të cilit u bë një atentat më 13 janar 2018 dhe ku ai bashkë me 8 kalimtarë të rastit u plagos, raportohet të jetë liruar nga burgu.

Kulla, i njohur në Shkodër si biznesmen dhe i skeduar si kreu i një grupi kriminal, është liruar nga Gjykata e Gjirokastrës. Ai ishte arrestuar pak muaj më parë në pikën kufitare të Kakavijës me një pasaportë të falsifikuar, në tentativë për t’u larguar drejt Greqisë.

43-vjeçari është një emër i njohur për Policinë e Shkodrës, pasi është arrestuar në 2006 nga forcat RENEA dhe ka qenë nën hetim për disa ngjarje të rënda.

Ndërkohë, në vitin 2014 rezulton se Kulla është pajisur me një pasaportë me të dhëna të falsifikuara. Ai ka aplikuar me shenjat e gishtërinjve dhe fotografinë e tij, por me emrin Alfons Deda, për pasaportë në Durrës, duke përdorur kështu identitetin e një personi tjetër. Pasi ka tërhequr pasaportën, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se të dhënat e tij nuk përkojnë me identitetin e dhënë.

Kulla u bë kryefjala e mediave kur ju bë atentat me rreth 500 gramë tritol C4 që u vendos në një motoçikletë të parkuar afër fuoristradës së tij, ndërsa shpërthimi i shkaktoi djegie në 25 për qind të trupit.

Në atë kohë, Kulla deklaroi për Policinë se “nuk i njihte autorët dhe nuk kishte dyshime se kush mund ta kishte vendosur tritolin”. Por Blutë e Shkodrës më 8 shkurt në kuadër të operacionit “Together”, arrestuan 3 të rinj të dyshuar si autorë të atentatit ndaj 43-vjeçarit.

Ata janë:

-Endri Çopja, 29 vjeç;

-Argel Lulaj, 31 vjeç;

-Serxho Teta, 24 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat