Basha: Sot përulemi me nder para heronjve të kombit, gëzuar pavarësinë dhe çlirimin e vendit

Shqipëria

Basha: Sot përulemi me nder para heronjve të kombit, gëzuar pavarësinë dhe çlirimin e vendit

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 10:29
Kreu i opozitës Lulzim Basha

Kreu i opozitës Lulzib Basha, ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-presidenti Bujar Nishani sëbashku me deputetët e PD-së, kanë zhvilluar ditën e sotme Homazhe tek varrezat e dëshmorëve.

Pas Homazheve kreu i PD, Basha tha për mediat se dita e sotme është një ditë e veçantë ku çdo shqiptar përulet me nderim të madh para Skënderbeut, Ismail Qemalit, shqiptarëve që luftuar për çlirimin dhe komandantit Adem Jashari.

Sipas tij dita e sotme është një ditë ftese për çdo shqiptar për tu bashkuar në betejën për të luftuar për lirinë ashtu siç e parashikon kushtetuta.

‘Gëzuar nga zemra gjithë shqiptarëve në ditën e flamurit dhe atë të çlirimit. Sot përulemi para Skënderbeut flamuri kuq e zi që u ngir në shtëpinë e tyre në 28 Nëntor 1443, përulemi para Ismail Qemaliut, përulemi para UShtrisë Nacional Çlirimatre që u flijuar për çlirimin, përulemi para komandantit Legjendar Adem Jashari i cili ka ditëlindjen sot. E konsideroj ditën e sotme si një ditë ftese për të gjithë shqiptarët në një betejë për të garantuar liritë e tyre siç shkruhet në kushtetutë’, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat