AKU gjobit dhe mbyll 2 dyqane në Lezhë

Shqipëria

AKU gjobit dhe mbyll 2 dyqane në Lezhë

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 10:28
Lezhë

2 subjekte janë mbyllur dhe 2.000.000 lekë gjobë janë vendosur nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Qarkun Lezhë.

Në njoftimin për shtyp, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit shprehet se shkak për këtë këto masa është tregtimi i produkte në kushte të rënda higjieno-sanitare si dhe pa dokumentacionin përkatës, që garanton sigurinë ushqimore.

Trupa inspektuese e AKU-së ka bllokuar 200 kg mish derri në stabilimentin e përpunimit të gjiros ndërkohë që bën thirrje konsumatorëve të shmangin blerje të tilla, si dhe të denoncojnë çdo rast abuzimi. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat