“Më tërheq vija në mes e flokëve…”, Alizoti nuk ia përton Ramës: Stop, s’jam çuni i Kristaqit

Shqipëria

“Më tërheq vija në mes e flokëve…”, Alizoti nuk ia përton Ramës: Stop, s’jam çuni i Kristaqit

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 10:39
Diplomati Tomorr Alizoti ka debatuar ashpër me kryeministrin Edi Rama

Diplomati Tomorr Alizoti ka debatuar ashpër me kryeministrin Edi Rama pasi ky i fundit e ironizoi lidhur me veshjen dhe qëndrimin e tij në një debat në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili. Alizoti iu përgjigj me të njëjtën monedhë, ndërkohë që është dashur ndërhyrja e moderatores Eni Vasili që përplasja të mos vazhdonte më.

Pjesë nga debati:

Alizoti: Lideri botëror u konsultua me Kosovën për taksën e rrugës së Kombit?

Ndërsa Rama ironizoi paraqitjen e tij.

Rama: Më tërheq vazhdimisht vështrimin dhe nuk e shmang dot komentin, vija në mes e flokëve dhe ajo xhaketa me kuadrate më kujton si ai Ludoviku te ai filmi, që i thotë ai: Eh mor Ludovik, gëlltit një lugë çorbe të prishur dhe e vjell gjithë jetën.

Alizoti: Jo nuk i kam parë filmat e komunizmit unë, Edi jo, s’i kam parë unë, kam qenë në internim. Nuk jam çuni i Kristaqit unë Edi, jo këto gjëra me mua. Kam qenë në internim Edi. Filmat e Ludovikut i ke parë ti, se i ke xhiruar ti. Jo unë. Stop, stop!

Rama: Aj, aj, aj…

Alizoti: Jo me mua këto gjëra.

Rama: Aj, aj, aj…

Alizoti: Kur ti bërtisje ‘Partia e Enverit’ unë isha në internim. Jo këto filma me mua. Bëja PS-së, Partisë së Punës. Ti je Ludoviku. Robert Çumçakizi je ti. Jo mua plako, jo mua këto. Kujdes me këto gjëra. Ke gjera të PD-ja urtë ti, po hajde.

Rama: Qetësoje Ludovikun të lutem, qetësoje se nuk dëgjoj.

Alizoti: Edmond, lider botëror, të keqen, amon.

Rama: Ludovik të lutem, se nuk dëgjoj, të lutem.

Alizoti: Edmond shpirt, aman. O karagjoz, je bo Kryeminstër.

Rama: Eni, të lutem nuk jam unë që duhet të këshilloj po mendoj se duhet vendosur një kufi etik aty në atë studio dhe duhet ndarë një vijë midis shqipes një Nolit, shqipes së Konicës, shqipes së mësuesve të mi edhe një shqiponje që vjen nga Unaza e Re në studion tuaj.

Alizoti: Konica ka qenë djali i tezes së gjyshes time, ti ke qenë nipi i Spiro Kolekës.

Alizoti: Ai është kryeministri i vendi, është burrë shteti, duhet të sillet si burrë shteti, ose të ikim ta lëmë bisedën. Unë kam pasur një farë respekti po se dija në këtë nivel.

Më pas drejtuesja e emisionit Eni Vasili njoftoi se kishte rënë linja nga Peja me kryeministrin Rama.

Gjatë emisionit, ai pati përplasje edhe me anëtaren e Kryesisë së PD-së, Edith Harxhi, ku iu drejtua kësaj të fundit si “shtetase”, ndërsa ajo i kërkoi t’i drejtohej me “zonjë” siç ajo e quajti “zotëri”, dhe të mos përdorte terma fyese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat