Vrasja në Veternik- Prokuroria: Pronari i shtëpisë nuk është arrestuar

Aktuale

Vrasja në Veternik- Prokuroria: Pronari i shtëpisë nuk është arrestuar

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 11:11

Zëvendësprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Ibrahim Berisha, ka dhënë detaje për vrasjen e ndodhur në natën e kaluar në lagjen “Veternik” të kryeqytetit.

Sipas tij nuk ka të dyshuar tjetër përveç pronarit të shtëpisë dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Deri më tani i kemi këto informacione: rasti është vrasje, i vrari  sipas prokurorit kujdestar ka hyrë me qëllimin për grabitje, ndërsa pronari i shtëpisë e ka vrarë. Arma të cilën ka përdorur pronari ka qenë me leje. Deri më tani pronari i shtëpisë nuk është arrestuar. Rasti ka shkuar në procedure te rregullt”, ka thënë Berisha për Kallxo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat