Basha bën gafën për 28 Nëntor, Rama i poston videon

Shqipëria

Basha bën gafën për 28 Nëntor, Rama i poston videon

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 11:15
Lulzim Basha

Lideri i opozitës Lulzim Basha duket se nuk i ka mirë punët me shifrat.

Përveç llogarive gabim në shumëzim, sipas të cilit 7x7 bëjnë 42!, llogaritë i dalin të gabuara edhe sa i përket datave historike. Kryetari i Partisë Demokratike ka bërë një gafë pas homazheve që mbajti këtë të mërkurë, në Varrezat e Dëshmorëve.

Veç Ditës së Flamurit, asaj të pavarësisë më 28 Nëntor të 1912-ës, demokratët kujtojnë edhe ditën e Çlirimit, 28 nëntorin 1444. Një datë që i ndan nga e majta, të cilët Çlirimin e festojnë më 29 Nëntor.

Megjithatë, Basha është shprehur: Sot përkulemi me nderimin më të thellë para simbolit tonë kombëtar, flamurit të kastriotëve që u ngrit për herë të parë në kështjellën e tyre më 28 nëntor 1944, 1444 (korrigjon veten)

Megjithatë ky moment nuk i ka shpëtuar kreut të qeverisë Edi Rama.

Edhe pse ishte në Vlorë, ku mori pjesë në ceremoninë për Ditën e Flamurit, në vendin ku u shënua historia e kësaj dite të veçantë për shqiptarët, Rama ka gjetur kohën të shpërndajë me video në profilin e tij në Instagram, këtë gafë të Bashës. "Flamuri që u ngrit në 28 nëntor 1944. Ah jo, prit:28 nëntor 1444", shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat