“Hajde shpejt në lokal me armë” Dalin të tjera prova për masakrën në ish bllok - Bota Sot
“Hajde shpejt në lokal me armë” Dalin të tjera prova për masakrën në ish bllok

Shqipëria

“Hajde shpejt në lokal me armë” Dalin të tjera prova për masakrën në ish bllok

Më: 25 dhjetor 2018 Në ora: 15:28
Pamje nga vendi i ngjarjes

Qëndrimi në qelitë e paraburgimit vë në rrezik jetën e Elion Hatos.

Ai duhet të mbahet në ambjentet e një spitali civil, ku mund të marrë shërbim të specializuar. Në këtë përfundim kanë dalë ekspertët e Mjekësisë Ligjore, për gjendjen  e Hatos, një prej të plagosurve në masakrën e ish-bllokut mbrëmjen e 4 tetorit. I paraburgosuri i është drejtuar gjykatës së Tiranës me kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë, pasi kërkon të trasferohet në një spital në Turqi, ku mund të kryejë një ndërhyrje për heqjen e tre plumbave që ka në trup.

Gjykatësi Artan Gjermeni e ka administruar në dosje ekspertizën mjekoligjore, por ende nuk ka dalë me një vendim. Kjo për faktin se prokurorët kanë kërkuar kohë për ta shqyrtuar ekspertizën që të mbajnë qëndrimin e tyre pro apo kundër kërkesës së të paraburgosurit. Ndërkohë, lidhur me ngjarjen e ish bllokut, prokuroria ka administruar në dosje provën e radhës. Bëhet fjalë për ekspertizën e telefonit të viktimës, Fabian Gaxha, i cili ishte pjesë e grupit të biznesmenit Ervis Martinaj. Burime të News24 nga prokuroria thanë se në aparatin celular janë zbuluar disa komunikime në Ëhats up mes Gaxhës dhe Elion Hatos. Me screen-shotin e një mesazhi të ardhur në telefonin e tij, dërguesin e të cilit është duke e hetuar prokuroria, Hato i ka kërkuar gaxhës të vijë menjëherë në lokal Monopol i pajisur me armë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera