‘What the f*ck’: Serbët ‘çmenden’, Rama ua kthen me disko-remiks

Shqipëria

‘What the f*ck’: Serbët ‘çmenden’, Rama ua kthen me disko-remiks

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 13:16
Edi Rama

Sa herë që ndodh një takim me tone nacionaliste, si ky i fundit i qeverive shqiptare në Pejë, shpërthejnë titujt “Çmenden serbët”. Në fakt serbët nuk çmenden kaq kollaj dhe rrezik shumicës dërrmuese nuk u ka rënë fare në sy apo vesh që ka pasur një takim mes qeverive shqiptare.

Por këto janë tituj që dominojnë mediat.

Në fakt, B92 thotë se ka mbetur e habitur nga komentet e Edi Ramës në anglisht ku ai shprehet ‘what the fuck’ ndaj BE-së.

Kryeministri i bën me qëllim këto deklarata, që të dominojnë online. Pak pas komenteve të Ramës, dikush ka përgatitur një remiks nga një këngë disko me të njëjtin titull.

Edi Rama nuk ka vonuar dhe e ka shpërndarë në Instagram. Duhet thënë se rrjeti social IG i Edi Ramës është i mbushur vetëm me të tilla gjëra sa të krijohet ideja se nuk është profili i një kryeministri, por i një prodhuesi memesh e videosh humoristike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat