Shqiptarët që jetojnë në Holandë festojnë 28 Nëntorin

Diaspora

Shqiptarët që jetojnë në Holandë festojnë 28 Nëntorin

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 13:54
Shqiptarët që jetojnë në Holandë

Sa herë vjen 28 Nëntori, shqiptarët mblidhen për të festuar anembanë botës. Shumë shqiptarë u mblodhën për të festuar edhe për këtë 28 Nëntor në Holandë. Nën organizimin e Shoqatës Shqiptare “Kosova”, ata festuan nën tingujt e këngës dhe valles shqipe.

E për të mbajtur gjallë ndjenjën e kombësisë dhe identitetit, festimi i 28 Nëntorit për shqiptarët që jetojnë në shtetin e Holandës është i parvjetshëm.

Kryetari i Shoqatës Shqiptare “Kosova”, Enver Avdija, ka treguar më shumë për aktivitetin.

“Në prani të gjeneratave të reja, në prani të anëtareve të Shoqatës Shqiptare “Kosova’ e shumë bashkatdhetarëve, në prani edhe të Ambasadorit të Kosovës në Holandë ztr. Lirim Greiçevci, për nderë të 28 nëntorit u mbajt një program i pasur kulturor e me traditë shqiptare duke lexuar histori të bujshme, recitime poezish patriotike e kënduar këngë patriotike”, ka thënë Avdijaj.

Avdijaj shtoi se mbledhja e shqiptarëve për të festuar festa kombëtare ndihmon të gjithë bashkatdhetarët që të mos harrojnë traditën dhe kulturën shqiptare.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat