Rrihen vëllezërit në varrimin e babait

Evropë

Rrihen vëllezërit në varrimin e babait

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 14:17
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të plagosur janë dërguar në spital, ndërsa 10 të tjerë janë arrestuar pas një sherri mes vëllezërve në varrimin e babait të tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të mërkurën në Adiyaman të Turqisë, ku fillimisht në zënkë u përfshinë djemtë e të ndjerit Mehmet Ozer, e më pas edhe nipat e të afërm të tjerë.

Përveç grushteve e shqelmave, në zënkë u përdorën edhe thikat, ndërsa rregulli e qetësia u vendosën vetëm pas ndërhyrjes së policisë.

Image

“Hurriyet” raporton se 86-vjeçari Mehmet Ozer kishte pasur një zënkë me të birin e tij Jakupin para 3 muajsh. Pas zënkës, ky i fundit kishte ndryshuar mbiemrin në gjykatë, dhe nga Ozer e kishte bërë Kaplan.

Image

Pavarësisht mosmarrëveshjeve, ai ishte paraqitur në varrimin e të atit këtë të mërkurë.  Por 4 vëllezërit e tjerë nuk e kanë mirëpritur vëllain dhe nipat që kishin ndryshuar mbiemrin duke nisur një zënkë që përfundoi me 6 plagosur.

I ndjeri u varros vetëm pasi forcat e policisë vendosën qetësinë duke i dhënë fund zënkës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat