Gara për zëvendësimin e Arta Markut - Bota Sot
Gara për zëvendësimin e Arta Markut

Shqipëria

Gara për zëvendësimin e Arta Markut

Më: 25 dhjetor 2018 Në ora: 21:34
Pamje nga Komisioni

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pas konstituimit pritet që të mërkurën të nisë ditën e parë të punës.

Detyra e parë e KLP-së do të jetë hapja e garës për prokuror të përgjithshëm duke qenë se Arta Marku e ushtron këtë funksion përkohësisht. Këshilli i Prokurorisë ka rol vendimtar në përzgjedhjen e 3 kandidaturave, të cilat i rendit në bazë të kritereve duke ia çuar për votim parlamentit. Nëse kuvendi nuk e zgjedh dot me tre të pestat brenda 30 ditëve atëherë kandidatura që është renditur e para nga këshilli quhet i emëruar.

Prokurori i ri i përhershëm do të kenë mandat 7-vjeçar dhe emrat që do të garojnë duhet së paku të kenë kaluar vettingun, të jenë diplomuar në shkollën e magjistraturës ose të kenë doktoraturë si dhe të kenë 15 punë në sistemin e drejtësisë.

Këto kritere i plotëson edhe drejtuesja  aktuale e prokurorisë Arta Marku, që ka shanse të rizgjidhet në krye të organit të akuzës. Një kandidaturë tjetër e fortë është edhe Adnan Xholi, i cili edhe pse nuk ka mbaruar magjistraturën ka gradë shkencore në fushën juridike.

Në listën e Prokurorëve që plotësojnë kriteret janë edhe Besnik Muçi, Sokol Stojani dhe Arben Dollapi. Gara për zgjedhjen e Prokurorit të ri hapet në Janar kur edhe të lëvrohet fondi për këtë institucion të ri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera