Milo: Nacionalizmi nuk është “barkë shpëtimi” për zgjidhjen e problemeve të vendit

Shqipëria

Milo: Nacionalizmi nuk është “barkë shpëtimi” për zgjidhjen e problemeve të vendit

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 16:27
Paskal Milo

Paskal Milo u pyet në emisionin “Top Talk” nëse kryeministri Edi Rama po përdor kartën nacionaliste për të shmangur vëmendjen nga problemet e brendshme.

Milo theksoi se “nacionalist i mirë dhe patriot i mirë është ai që zgjidh problemet themelore që ka kombi i tij”.

“Nuk janë parrullat dhe strategjitë nacionaliste barka e shpëtimit për zgjidhjen e problemeve në vend sepse jemi në një botë bashkëkohore që po shkon drejt globalizmit”, theksoi Paskal Milo.

Më tej, Milo shpjegoi se “gjuha e ashpër e Ramës është karakteristikë e sjelljes dhe formimit të tij, por nuk është e pamenduar”.

Por, sipas tij, “shfaqjet dhe qëndrimet kritike të tij (Ramës) dhe mënyra se si i artikulon kudo ku është, nuk ndihmojnë, përkundrazi, krijojnë idenë se kryeministri i Shqipërisë është kryeministri i një vendi të vogël që pretendon shumë dhe nuk ndihmojnë për ta parë Shqipërinë në një dritë realiste”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat