Pabesia tek Unaza: pritet mesnata dhe sharrohen me shpejtësi pemët dhe shtyllat

Shqipëria

Pabesia tek Unaza: pritet mesnata dhe sharrohen me shpejtësi pemët dhe shtyllat

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 09:52
Foto

Pamjet tronditëse të fëmijëve tek Unaza e Re, që rraskapiten për të përmbysur barrierat e betonit pranë shtëpive të tyre kanë pushtuar internetin.

Por, vetëm 7 orë më pas, mëngjesin e sotëm, rruga tek Astiri i ngjet një sheshi beteje, shkaktuar jo nga protestuesit, por nga punonjësit e bashkisë së Tiranës, që në ditët e këtyre festave nuk janë lënë pushim.

Bashkia i ka hedhur ata pabesisht në sulm në orët e vona të natës, për të kryer misionin e marrë përsipër: spastrimin e zonës nga pemët, shtyllat dhe në fund edhe nga banorët e saj.

Brenda disa minutave, focat e bashkisë dhe të policisë kanë prerë me aksion të përqëndruar pemët dhe kanë hequr shtyllat për të krijuar psikologjikisht ambientin se aty nuk ka më zonë banimi, por vetëm një kantier.

Nuk dihet pra, çfarë ka ndodhur në orët e vona pas protestës, me banorët tek Unaza e Re, pasi ata thanë se kishin ngritur patrulla për të mos lejuar nisjen e punimeve, ndërkohë që situata flet ndryshe

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat