Kryemadhi homazhe te dëshmorët: Të përkujtojmë ata që dhanë jetën për çlirimin e vendit

Shqipëria

Kryemadhi homazhe te dëshmorët: Të përkujtojmë ata që dhanë jetën për çlirimin e vendit

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 10:59
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e shoqëruar dhe nga deputetë e kësaj force politike, ka zhvilluar homazhe gjatë ditës së sotme në monumentin ‘Nënë Shqipëri’ ,në nder të dëshmorëve të atdheut që dhanë jetë në Luftën e II Botërore.

Kryemadhi tha se kjo është një ditë e veçantë dhe të gjithë shqiptarët duhet të shprehin nderime ndaj atyre mijëra vajzave dhe djemve të rinj, që dhanë jetën për Çlirimin e Shqipërisë, dhe nuk morën asgjë.

‘Të respektojmë dhe të nderojmë heronjtë e NAÇL-së, për të gjithë ata djem dhe vajza që dhanë jetën në luftën kundër nazifashizmit. Nderimi ynë ndaj këtyre djemve dhe vajzave është më e pakta që mund të bëjmë për ta. Nderimi i LSI do të jetë vazhdimisht, duke i vendosur ata në historinë e shqiptarëve pasi ka patur me mijëra të rinj e të reja që i kanë dhënë Shqipërisë dhe nuk i kanë marrë asaj’, tha Kryemadhi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat