Parlamenti Evropian voton pro integrimit të Shqipërisë në BE

Shqipëria

Parlamenti Evropian voton pro integrimit të Shqipërisë në BE

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 13:22
Parlamenti Evropian

Parlamenti Evropian ka votuar pro raportit për integrimin e Shqipërisë në BE

Lajmi është bërë i ditur nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Image

    

Përmes një postimi në Twitter, Balla tha se raporti në fjalë është hartuar nga eurodeputeti Kunt Fleckenstein. Mësohet se PE i ka dhënë mbështetje rekomandimit për çeljen e negociatave për në BE.

“Parlamenti Europian ka votuar me 459 vota pro në favor të raportit të vitit 2018 për Shqipërinë. Ky raport mbështet plotësisht rekomandimet e Komisionit Europian që lejon hapjen e negociatave në njohje të përpjekjeve për zbatimin e reformave të bëra nga Shqipëria”, shkruan Balla në rrjetin social.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat