“Banesa sociale pa afat”. Veliaj, në familjen e zhvendosur për shkak të zgjerimit të Unazës

Shqipëria

“Banesa sociale pa afat”. Veliaj, në familjen e zhvendosur për shkak të zgjerimit të Unazës

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 15:37
Pamje nga video

Familja e Benjamin Pires jetonte në kushte të vështira në një nga shtëpitë pa leje që preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe.

Prej pak ditësh ajo është sistemuar në një nga shtëpitë sociale të Bashkisë së Tiranës. Gjatë një vizite në shtëpi, kryebashkiaku Erion Veliaj u premtoi se banesën mund ta përdorin pa afat.

Veliaj tha se lagjia e re ofron kushte të mira për të jetuar në komunitet.

Veliaj shtoi se për banorët e zonës së Astirit, të cilët kanë tokën në pronësi dhe nuk preken nga gjurma e rrugës, bashkia do të japë leje ndërtimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat