Deputetja kanadeze uron shqiptarët shqip për festën e Flamurit

Shqipëria

Deputetja kanadeze uron shqiptarët shqip për festën e Flamurit

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 20:38
Julie Dabrusin

Një deputete kanadeze ka zgjedhur të urojë shqiptarët me rastin e festës së Pavarësisë.

Julie Dabrusin, u ngrit përballë kolegëve duke folur edhe disa fjalë në gjuhën shqipe.

"Pas rreth 500 vitesh, Shqipëria fitoi pavarësinë nga Perandoria Osmane dhe më 28 nëntor 1912, shpalli pavarësinë. 

Në këtë ditë, flamuri shqiptar u ngrit në Vlorë dhe kjo ditë njihet si Dita e Flamurit. 

Në këtë ditë, unë do të doja të përshëndesja shqiptarët në të gjithë vendin, duke përfshirë komunitetin shqiptar të Torontos", tha ajo midis të tjerash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat