Gjigante skulptura artistike e Skënderbeut në Labinot të Elbasanit, punuar nga fiqiri kasa

Shqipëria

Gjigante skulptura artistike e Skënderbeut në Labinot të Elbasanit, punuar nga fiqiri kasa

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 23:41
Skulptura artistike e Skënderbeut në Labinot të Elbasanit, punuar nga fiqiri kasa

Kjo vepër përcjell shumë emocion, dhe Heroi ynë duket sikur është i gjallë.Fiqiri Kasa, më në fund ka realizuar një set fotografik me kryeveprën e tij, portretin gjigand të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Skulptori i veprave të mëdha, Fiqiri Kasa, më në fund ka realizuar një set fotografik me kryeveprën e tij, portretin gjigand të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Kasa nuk ka preferuar të jetë shumë mediatik, sepse në fund të fundit për atë flet puna. Megjithatë më në fund edhe ai vetë ndjehet shumë i gëzuar me punën që ka kryer.

Në fakt cilido që e ka parë skulpturën e përfunduar të portretit të Skëndërbeut, ka mbetur i mahnitur. Kjo vepër përcjell shumë emocion, dhe Heroi ynë duket sikur është i gjallë.

Ky portret të mbush me krenari shqiptare. Ai ndodhet në City Fish (Rozafa) në Labinot Fushë dhe është sponsorizim i artistit Gjergj Luca, tashmë administrator i një prej kompanive më të mëdha në vend.

Tashmë presim punë të tjera nga skulptori i famshëm. Infoelbasani.al

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat